LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

Trajnimi për punimin e “dollamave” në Prizren, nga tradita te mundësitë e reja

Trajnimi për punimin e “dollamave” në Prizren, nga tradita te mundësitë e reja

Trajnimi i grave dhe vajzave për punimin e veshjeve popullore tradicionale “dollamave“ po vazhdon në Prizren, në kuadër të punëtorisë së organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, trajnimi ka për qëllim të aftësoj pjesëmarrëset për qepjen e “dollamave” me dorë dhe kështu të rrisë mundësitë e tyre për vetëpunësim në të ardhmen, raporton Telegrafi.

“Aftësimi disa mujor mundëson që pjesëmarrëset ta mësojnë këtë zeje tradicionale nga profesionistet me përvojë të kësaj fushe, dhe realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që është vazhdimësi e përpjekjeve të EC Ma Ndryshe për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim.


Në këtë aspekt, përmes kësaj punëtorie edhe vazhdojnë përpjekjet e OJQ EC Ma Ndryshe për ruajtjen e zanatit të punimit të “dollamave” përmes promovimit dhe transferimit të njohurive.

Projekti i EC Ma Ndryshe “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. /Telegrafi/