LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti i rëndë në Peqin, i mituri u përplas për vdekje kur do t’i çonte lule nënës në varreza

Detaje nga aksidenti i rëndë në Peqin, i mituri u përplas për vdekje kur do t’i çonte lule nënës në varreza

Dy mjete janë përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 8-vjeçari.

Sipas A2 CNN, i mituri po qëndronte në anë të rrugës. Prej 3 ditësh, ai blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij.

Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident.


Mësohet se mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra nga rruga kryesore.

Ndërkohë, Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një 8-vjeçari.

Në pranga ka rënë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori