LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria po plaket me shpejtësi, ekspertët: Nevojitet plan për moshimin dhe kujdesin në banesë

Shqipëria po plaket me shpejtësi, ekspertët: Nevojitet plan për moshimin dhe kujdesin në banesë

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Dekadat e fundit, një e treta e popullsisë, kryesisht të rinjtë, janë larguar nga vendi.

38 vjeç ka arritur mosha mesatare e popullsisë shqiptare ku në spitale e qendra shëndetësore dominojnë të moshuarit, me mbi 60% të problematikave shëndetësore, transmeton A2 CNN.

Por pas 10-20 vitesh edhe në rrugë do të ketë më shumë banorë të thinjur se sa të rinj e fëmijë.


Referuar projeksioneve demografike të shoqërisë shqiptare, ekspertët e shëndetit publik  parashikojnë një valë të madhe nevojash që do të vijë nga popullata e plakur.

Për Alban Yllin, Shqipërisë i duhet një plan i ri për moshimin, ku spitalet dhe azilet nuk janë zgjidhje për kujdesin ndaj tyre. Shtëpia është vendi ku ata duhet të marrin mbështetje dhe trajtim edhe nga institucionet shtetërore.

Ekspertët e Shëndetit Publik vënë theksin tek edukimi shëndetësor i shoqërisë shqiptare. Për një pleqëri pa probleme dhe barrë të madhe të paaftësisë, edukata për kujdesin shëndetësor duhet të nisë nga 40-vjeçarët e sotëm.

Nga censusi i fundit është vënë re një përmirësim i kujdesit të të moshuarve për shëndetin e tyre, ku 19% vetëdeklarojnë një paaftësi, nga 23% që ka qenë në censusin e kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori