LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° cloudy

Ekspozita “MIR is MIRË” në Prizren ndërton ura për dialogun ndërkulturor Kosovë-Serbi  

Ekspozita “MIR is MIRË” në Prizren ndërton ura për dialogun ndërkulturor Kosovë-Serbi  

Ekspozita me punimet e artistëve të rinj nga Kosova dhe Serbia, e titulluar “MIR is MIRË” është prezantuar në Prizren, duke dëshmuar fuqinë e artit që frymëzon bashkëpunimin, por edhe paraqitjen e një perspektive të re mbi përvojat e përbashkëta.

Veprat e prezantuara në këtë ekspozitë janë realizuar pas shkëmbimeve kulturore në Serbi dhe në Kosovë, me ç’rast në dialog dhe art është gjetur hapësira për ndjeshmëri dhe mirëkuptim, raporton Telegrafi.

“Ekspozita që quhet “MIR is MIRË” në përkthim “Paqja është e mirë” vjen si rezultat i punës disamujore të artistëve të rinj nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të projektit “Kultura për Ndryshim” që zbatohet nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Artpolis, falë mbështetjes së BE-së”, ka thënë menaxherja e projekteve në Artpolis, Venera Ismaili.


Ky projekt, sipas saj, synon që të zgjerojë dhe të thellojë bashkëpunimin mes artistëve të rinj shqiptarë dhe serbë dhe t’i inkurajojë e fuqizojë ata/ato që të angazhohen në zhvillimin e dialogut ndërkulturor.

Ismaili ka sqaruar se në këtë aktivitet janë përfshirë 16 artistë të rinj, që fillimisht kanë qenë në shkëmbim kulturor në Serbi dhe në Kosovë, pastaj gjatë një kolonie të artit kanë realizuar punimet e tyre, të cilat tani janë shpalosur për publikun në Beograd, në Prishtinë dhe në Prizren, raporton Telegrafi.

Sipas saj, dashuria për artin ka bashkuar të rinjtë nga Kosova dhe Serbia.

“Arti me të vërtetë i thyen barrierat, që janë krijuar nga shumë situata sidomos ajo politike, ndoshta edhe nga religjioni, nga ndasitë racore, por kultura dhe arti janë ato që bashkojnë”, ka deklaruar Ismaili.

Ndërsa artistja nga Beogradi, Katarina Drenjanin përvojën e njohjes dhe bashkëpunimit me kolegët nga Kosova e ka vlerësuar si mjaft pozitive.

“Për mua ka qenë kënaqësi që të shoqërohem me artistë të rinj nga Kosova dhe Serbia dhe që bashkë të mësojmë për të kaluarën, për konfliktet që e dimë që ekzistojnë, dhe të njihemi me njëri tjetrin si të rinj që kanë interesa të ngjashme, por edhe ti ndajmë përvojat e bukura në Kosovë dhe në Serbi”, ka thënë ajo.

Drenjanin në Prizren ka prezantuar veprën e titulluar “Shtëpi e zezë”, për të cilën është frymëzuar gjatë mësimit për konfliktin në Kosovë, raporton Telegrafi.

“Ka qenë e vështirë që të mësoja dhe të dëgjoja për të gjitha ato që kanë ndodhur. Unë e përjetoja me përvojat që i kemi në shtëpitë tona, ku ato gjatë konfliktit bëhen vende të pasigurta ku mund të ndodhin gjëra të këqija, edhe pse më parë kemi qenë fqinj, jemi njohur, etj.”, ka deklaruar ajo.

Venera Ismaili nga Artpolis ka theksuar se në kuadër të këtij projekti ka edhe shumë aktivitete tjera, sikurse që është shfaqja “Gratë e Trojës”, me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës dhe Maja Mitić, dhe me tekst bashkëkohor nga Shpëtim Selmani, që gjatë muajit nëntor jepet në Prishtinë dhe në Beograd. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori