LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° sleet

Komuna e Podujevës mohon lajmet se ka pasur djegie të serverit të komunës: Të dhënat e qytetarëve janë të sigurta

Komuna e Podujevës mohon lajmet se ka pasur djegie të serverit të komunës: Të dhënat e qytetarëve janë të sigurta

Komuna e Podujevës ka mohuar lajmet se ka pasur djegie të serverit të komunës.

Në reagim thuhet se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe se disa hardisqe kanë pësuar defekte, por të cilat janë të natyrës teknike dhe janë të menaxhueshme, transmeton Telegrafi.

“Njoftojmë qytetarët e Podujevës se lajmi për djegien e serverit të Komunës nuk është i vërtetë dhe në asnjë rast nuk janë cenuar të dhënat personale të qytetarëve. E vërteta është se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë mëngjesit të së enjtes të javës së kaluar, disa hardisqe kanë pësuar defekte, të cilat janë të natyrës teknike dhe janë të menaxhueshme. Pra, infrastruktura bazë është e paprekur dhe funksionon siç duhet dhe se defektet e krijuara janë të riparueshme”, thuhet në reagim.


Tutje, theksohet se mbarëvajtja e punëve administrative në Komunën e Podujevës po zhvillohet normalisht.

“Edhe pas defekteve në këto hardisqe, nuk janë humbur të dhënat, pasi ato janë të ruajtura në kompjuterët e zyrtarëve, në programet aplikative siç janë intraneti, uebfaqja zyrtare, programet e financave dhe ato të dhëna janë duke u rikkthyer në sistem nga zyrtarët e IT-së.

Por, nuk bëhet fjalë për të dhëna të qytetarëve, pasi ato ruhen në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) në nivel qendror. Kjo është një garanci që, pavarësisht ngjarjeve të papritura, Komuna është në gjendje të ofrojë shërbime të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët tanë”, vijon njoftimi.

Më tej thuhet se “lajmet e tilla se kinse është djegur serveri i Komunës, përveçqë janë të pavërteta, ato janë edhe tendencioze, dashakeqëse dhe kanë për qëllim të krijojnë panik dhe huti te qytetarët”.

“I sigurojmë qytetarët se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe nuk duhet të shqetësohen aspak për këtë”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje

Kronika e Zezë
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Premier League
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Boks
Kalo në kategori