Projekti i nisur për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren është vlerësuar si jetik për të drejtat e këtij komuniteti dhe bashkëjetesën në qytetin e vjetër, nga drejtuesit e Komunës, përfaqësuesit politik të komunitetit turk të Kosovës dhe diplomatët nga Turqia.
Gjatë ditës ata në mënyrë simbolike kanë vënë gurin themeltar, duke shprehur dëshirën që projekti të finalizohet brenda dy vitesh.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar pas ndërtimit të Qendrës Kulturore Boshnjake, në radhë është ndërtimi i Qendrës Kulturore Turke, meqë ky komunitet është pjesë integrale e qytetit multikulturor.
“Ky projekt do të jetë një element tregues që Komuna e Prizrenit i kushton kujdes vlerave kulturore, civilizuese, edhe të komuniteteve, jo vetëm të shumicës. Edhe do të jetë një element që ndërlidh më tepër dimensionin e trashëgimisë kulturore edhe multietnicitetin dhe diversitetin, i cili e karakterizon Komunën e Prizrenit”, ka thënë Totaj, teksa ka bërë thirrje që projekti në fjalë të mbështetet edhe nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të realizohet brenda një afati më të shpejtë kohor.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı ka theksuar se ky projekt i rëndësishëm do të mbështesë kultivimin e marrëdhënieve miqësore e vëllazërore mes komuniteteve në Prizren.
“Kur e përmendim Prizrenin na kujtohet se është zemra e komunitetit turk, dhe për punën më të mirë të kësaj zemre ka pasur nevojë për një qendër kulturore”, ka thënë ai, duke shfaqur shpresën që pas finalizimit të projektit, Prizreni të fitojë epitetin e kryeqytetit kulturor të Evropës e pastaj edhe të gjeografisë turke.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, njëherësh kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka ka vlerësuar se pas përpjekjeve shumëvjeçare, e shumë pengesave e vështirësive, po vendoset guri themeltar për Qendrën Kulturore Turke në Prizren.
Sipas tij, ndërtesa e Shoqërisë “Dogru Yol” nga viti 1951 ishte bërë foleja e komunitetit turk, dhe se Qendra Kulturore Turke do të jetë foleja e dytë për artistët e krijuesit nga radhët e komunitetit turk.
“Nëse ka kulturë turke, ka identitet turk. Nëse ka identitet turk atëherë në Kosovë ka edhe komunitet turk”, ka thënë Damka, duke shtuar se përmes MKRS-së ky projekt do të mbështetet me 600 mijë euro.
Projekti në fjalë është vlerësuar si jetik edhe nga kuvendari Ertan Simitçi, njëherësh kryetar i YTHP-së, i cili ka pohuar se kuvendarët turq në Kuvendin e Komunës së Prizrenit i kanë lënë anash dallimet politike, me qëllim të jetësimit të idesë së iniciuar prej 20 vitesh.
Ndërkaq zëvendëskryesuesi në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Levent Bush ka theksuar se rrugëtimin e gjatë të këtij projekti duhet shkurtuar me bashkimin e forcave, fillimisht me bashkëpunimin e nivelit lokal me atë qendror, por edhe me mbështetjen eventuale nga shteti i Turqisë.
Sipas të dhënave në platformën elektronike të prokurimit, Komuna e Prizrenit, kontratën për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke e ka nënshkruar në verë të vitit të shkuar, në vlerë prej afër 1.7 milionë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banorët me protestë kërkojnë fundin e reduktimeve të ujit në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit
Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët
“Future is Here” hap dyert e botës së filmave dokumentarë për regjisorët e rinj
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025