Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka ndërmarrë një iniciativë të re artistike në bashkëpunim me regjisorin Kaltërim Balaj. Këtë herë, teatri laborator “Pa Titull”, parashihet që të sjellë një frymë të re në skenën teatrore, përmes një formati më inovativ, i cili eksploron format eksperimentale të artit skenik.
“Ka filluar projekti i ri teatror. Teatri laborator “Pa Titull,” një bashkëprodhim i teatrit tonë me regjisorin Kaltërim Balaj pritet të sjellë risi në skenën teatrore. Ky format i teatrit laborator, i njohur për qasjen eksperimentale dhe interaktive, sjell një përvojë ndryshe për aktorët dhe publikun”, thuhet në njoftimin e Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu”.
Aty theksohet se projekti shkon përtej kufijve të zakonshëm të teatrit, meqë ofrohet një hapësirë e gjerë për liri krijuese kolektive.
“Në vend të një strukture klasike me skenar të përgatitur paraprakisht, teatri laborator synon eksplorimin nëpërmjet krijimit kolektiv”, vazhdon njoftimi.
Në të njëjtën kohë, ky është një nga projektet e para të këtij lloji në skenën teatrore të Prizrenit, që madje sfidon perceptimet tradicionale të teatrit.
“Risia e teatrit laborator qëndron në thellimin e procesit krijues, ku aktorët nuk janë vetëm interpretues, por bashkëkrijues”, thuhet në njoftim.
Prandaj, planet e organizatorëve janë që “Pa Titull” të ofrojë një përjetim frymëzues të artit.
“Teatri laborator sjell një frymë të re të eksperimentimit dhe inovacionit, duke i dhënë skenës sonë teatrore mundësinë për të eksploruar ide të guximshme dhe forma të reja të shprehjes artistike”, përfundon njoftimi i Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren.
Gjatë këtij viti, Teatri i qytetit ka vënë në skenë premierat e tri projekteve teatrore. Teatri laborator “Pa Titull” është projekti i katërt i nisur në vitin 2024.
Paralelisht me këtë, gjatë kësaj jave, Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren i ka bërë thirrje dramaturgëve vendorë që të aplikojnë për Contempora 2024, që sivjet zhvillon edicionin e dytë.
Ky teatër një javë më parë ka prezantuar premierën e dramës “Ping Pong dhe Dashuri” të autorit dhe regjisorit Butrint Pasha, që ishte shpallur fitues në Contempora 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje