Në një diskutim të zhvilluar mbi çështjet e tregut imobilar dhe turizmit, u shpreh shqetësimi për menaxhimin e hapësirave të plazheve dhe ndikimin e qirave afatshkurtra në tregun e pasurive të paluajtshme.
Një pjesë e madhe e plazheve po përdoren për qëllime komerciale, me 700 metra të zënë nga çadra dhe shezllongë, ndërsa vetëm 300 metra mbesin të lira, të menaxhuara nga bashkitë dhe të hapura për qytetarët.
Një tjetër pikë e diskutimit ishte ndikimi rritjes së popullaritetit të platformave si Airbnb në tregun e qirave ditore. Në vendet e Evropës Perëndimore, si Spanja dhe Italia, është raportuar një rritje në çmimet e qirave për shkak të zvogëlimit të ofertave afatgjata në favor të qirave ditore.
Ky trend sipas ekspertëve është i dukshëm edhe në Tiranë, ku qiratë kanë pësuar rritje deri në 35% në vitet e fundit, shkruan A2 CNN.
Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme ofrojnë përfitime të konsiderueshme për pronarët, me mesatare të ardhurash vjetore që variojnë nga 8500 deri në 9000 euro për njësi.
Kjo sipas drejtorit ekzekutiv të NAREA-s, Reinaldo Pipiria ka çuar në një rritje të dukshme të çmimeve të apartamenteve për blerje dhe qira, duke e bërë tregun ndoshta më pak të përballueshëm për familjet dhe individët që kërkojnë hapësira banimi afatgjata.
“Në Spanjë po protestohet për uljen e çmimeve, sepse ndoshta pikërisht nëpërmjet apartamenteve me qira, po shikohet që atje po rriten shumë çmimet e banesave dhe qytetarët po protestojnë. Po të shikojmë në Shqipëri, në vitet e fundit ka qenë rreth 35% rritja e qirasë. Në zonën e Tiranës, për shkak të kësaj zhvendosjeje nga qiraja afatgjatë, pra po themi një vit, dy vite, apo mujor në qira ditore. Nëse futemi brenda unazës së vogël të Tiranës, tradicionale, patjetër që shkon 800 – 900 – 1000 euro qiraja. Një apartament një plus një mund të jetë 60 deri në 70 metra katrorë. kështu që çmimi për qira është 450 ose 500 euro për njësi”, tha Pipiria.
Shtetet evropiane kanë filluar të reagojnë ndaj kësaj tendence, duke propozuar legjislacione që kufizojnë numrin e ditëve për qiranë ditore në muaj të caktuar, me synimin për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të balancuar tregun e qirave.
Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, ndërgjegjësimi mbi këto sfida dhe përpjekjet për të krijuar një treg më të balancuar janë të domosdoshme për një zhvillim urban të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë banorët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian