LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 13° heavyrain

Durmishi: Punimet në urën e Rogovës drejt përfundimit

Durmishi: Punimet në urën e Rogovës drejt përfundimit

Ura e Rogovës e cila ka një gjerësi prej 6 metrave, me 1.5 metra trotuar në të dyja anët, si dhe përshkon një gjatësi prej 150 metrave, e dëmtuar kohë më parë, duket se tashmë është në fazën e punimeve përfundimtare.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zëvëndës Ministri, i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili përmes një postimi të tij në faqen e tij në Facebook ka potencuar që ura e Rogovës është drejt përfundimit.

Durshimi ka cekur që projekti i ndërtimit të kësaj ure kap vlerën e 1 milion eurove, dhe rregullimi i saj ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj ane.


‘Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet.’, ka shkruar Durmishi në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë që kjo urë ishte dëmtuar nga plasaritjet që u shkaktuan vite më parë nga prurjet e mëdha të lumit Drini i Bardhë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori