LAJMI I FUNDIT:

E veja e Alexei Navalny thotë se do të kthehet në Rusi për të kandiduar për presidente

E veja e Alexei Navalny thotë se do të kthehet në Rusi për të kandiduar për presidente

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny, është e përgatitur të kandidojë për presidente të Rusisë nëse ndonjëherë kthehet në vend.

Kështu ka thënë ajo për BBC News Russian në një intervistë të botuar të hënën, përcjell Telegrafi.

Për sa kohë që Vladimir Putin mbetet në pushtet, megjithatë, kthimi i saj është “për fat të keq i pamundur”, ka thënë ajo.


Ajo theksoi se nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Rusi as për funeralin e burrit të saj nga frika e arrestimit.

Në korrik 2024, një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhër arresti për Navalnaya.

Ajo është aktualisht nën akuza penale në Rusi, me autoritetet që pretendojnë anëtarësimin e saj në një organizatë ekstremiste, duke iu referuar Fondacionit Kundër Korrupsionit të krijuar nga bashkëshorti i saj.

Sipas mediave, Navalnaya pranoi se ajo “nuk është një magjistare dhe nuk e di sekretin” e arritjes së ndryshimit të menjëhershëm në Rusi.

“Nëse nuk mund të bëni diçka të madhe menjëherë, bëni diçka të vogël çdo ditë dhe sa më shumë njerëz ta bëjnë këtë, aq më shpejt do të vijë ndryshimi”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori