LAJMI I FUNDIT:

Analistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar

Analistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar

Në Serbi thonë se pavarësia e Kosovës nuk mund të ndryshojë, pavarësisht nëse në SHBA mund të fitojë Donald Trump. Ata thonë se administrata e Trumpit ishte më aktive në dialog. Për qeverisjen e Bidenit, ata thonë se dialogun ia kanë lënë ta zgjidhë Brukseli.

Zgjedhjet presidenciale amerikane ndikojnë në proceset globale, përfshirë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas ekspertëve për marrëdhënie ndërkombëtare, pavarësisht fituesit, mbështetja për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar, por qasja ndaj zgjidhjes së çështjeve mund të ndryshojë.


Marko Dashiq nga Qendra për Dialog Shoqëror dhe Nisma Rajonale kujton se gjatë administratës Trump, SHBA-ja ishte më aktive në proces, ndërsa me demokratët vendimet i janë lënë Brukselit.

“Nuk pres ndonjë ndryshim të madh apo kthesë, pasi në fund, qëllimi i partisë republikane dhe asaj demokrate është pothuajse identik. Nuk ka shmangie nga mbështetja për pavarësinë, por çështja mbetet te të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe marrëdhënia e shtetit serb me komunitetin serb në Kosovë, pra sa hapësirë manovrimi do të ketë pala negociatore serbe në këto bisedime”, tha Marko Dashiq nga Qendra për Dialog Shoqëror dhe Nisma Rajonale.

Në Beograd vlerësohet se fituesi i zgjedhjeve amerikane do të përcaktojë mënyrën e udhëheqjes së politikës së jashtme. Dragisha Mijaçiq nga Grupi i Punës për Kapitullin 35 thekson se rrjedha e dialogut do të varet nga fakti nëse do të udhëhiqet nga Departamenti i Shtetit apo Shtëpia e Bardhë.

“Nëse procesi udhëhiqet nga demokratët, politika e Amerikës do të jetë koordinimi me BE-në, me vazhdimin e angazhimit të Departamentit të Shtetit, ndërsa nëse fiton Trumpi, politikën e jashtme do ta udhëheqë Shtëpia e Bardhë, dhe mund të shohim zgjidhje të tjera që do të vendosen në tavolinë, por jo për statusin e Kosovës, por për pozicionime gjeostrategjike, siç është efikasiteti energjetik”, Dragisha Mijaçiq nga Grupi i Punës për Kapitullin 35 të NKEU.

Deri në zgjedhjet amerikane, nuk pritet ndonjë përparim i madh në dialog, derisa pritet te shihet nëse qasja e ardhshme do të varet nga pragmatizmi politik i SHBA-së në bashkëpunim me BE-në, ose nga fokusimi në çështjet ekonomike, varet cila administrate do të marrë drejtimin./RTK

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori