Raporti i MBP-së: Gjatë vitit 2023 janë regjistruar tetë raste të trafikimit të fëmijëve
Në raportin e publikuar së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, thuhet se gjatë vitit 2023 në vend janë zbuluar tetë raste të “trafikimit të fëmijëve”.
Në raport thuhet se janë ngritur pesë kallëzime penale për tetë krime të trafikimit të fëmijëve dhe në njërën nga akuzat për 2 nga kryrësit e veprave janë ngritur kallëzime penale edhe për veprat “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve” dhe abuzim seksual të të miturit”.
RAPORTI VJETOR I MPB-SË
“Në lidhje me trafikimin e fëmijëve, në vitin 2023 janë zbuluar tetë raste, njejtë si në vitin 2022, për të cilat pas dokumentimit të plotë janë ngritur pesë kallëzime penale për tetë krime të trafikimit të fëmijëve dhe në njërën nga akuzat për dy persona janë ngritur kallëzime penale edhe për veprat penale, “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve” dhe abuzim seksual me të miturin”.
Më tej në raport thuhet se në kallëzimet penale janë paraqitur gjithsej 35 persona, 30 prej tyre meshkuj dhe pesë prej tyre femra, ndërsa dy të akuzuar tjerë janë shtetas të Republikës së Serbisë. “Viktimat e identifikuara të trafikimit të qenieve njerëzore/fëmijë janë gjithsej katër fëmijë, femra dhe të gjitha ato i janë nënshtruar shfrytëzimit seksual si dhe njëra prej tyre është detyruar të bëjë martesë të pa dëshiruar”, thuhet në raport.
Nga MPB thonë se, komisioni nacional për luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe migrimin illegal, janë të kyçur në fushatën “ Zemër blu” për përkrahjen e fushatës globale e cila ka për synim luftën kundër trafikimit të njerëzve, projekt I kombeve të bashkuara.
18 tetori njihet si dita europiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe të dhënat botërore tregojnë se rreth 27 milion njerëz në botë trafikohen në vit dhe 23% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe adoleshentë. Në Bashkimin Evropian, forma më e zakonshme e trafikimit të raportuar është ajo e shfrytëzimit seksual, një formë e dhunës me bazë gjinore që prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat që përfaqësojnë 95% të viktimave të regjistruara. Sipas raportit të fundit botëror për trafikimin e qenieve njerëzore, shumë vende kanë raportuar një rritje të viktimave të trafikimit në vitet e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGashi: Jemi të gatshëm menjëherë t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja
Letër e hapur e aktivistit shqiptar nga Medvegja për Vuçiqin: Po ju shkruaj si qytetar i dorës së dytë në Serbi
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevojshme
Veç një pronë e tjetërsuar e Institutit Bujqësor vlen 24 milionë euro
Në veri vendosen postera të rinj me "plazma" të Serbisë
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Burim Vatovci befasohet me një video emocionuese të babait të ndjerë, të gjeneruar me AI
LIVE: Gjithçka që po ndodh në natën e parë të Big Brother VIP Kosova 3
Udhëheqësi i Hamasit bëri një gabim 'kritik' pak çaste para se të vritej, zbulon ushtria izraelite
Për Brad Pitt-in, kjo është femra më e bukur në botë: Nuk do ta merrnit kurrë me mend se për kënd bëhet fjalë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në "Santiago Bernabeu"
Florjeta Seferi, banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova 3