LAJMI I FUNDIT:

U vidhnin lekët pensionistëve në rrugë në Lushnje, arrestohet një hajdut, në kërkim tjetri

U vidhnin lekët pensionistëve në rrugë në Lushnje, arrestohet një hajdut, në kërkim tjetri

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një person, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se u vidhnin paratë në rrugë pensionistëve.

Autorët e dyshuar krijonin skena të improvizuara, duke u përplasur qëllimisht ose duke bërë pyetje të paqarta, për të shpërqendruar pensionistët pasi këta të fundit tërhiqnin pensionet e tyre. Këto skena janë raportuar të kenë ndodhur në Fier, Lushnjë dhe Kavajë gjatë vitit 2024, më datat 29 shtator, 23 prill dhe 15 tetor.

Policia ka mundur të zbardhë tre raste të tilla, ku të dyshuarit u afroheshin pensionistëve pas këtyre situatave dhe u vidhnin kuletat me para. Ndërkohë, janë sekuestruar një celular dhe një portofol me një shumë parash, si provë materiale, shkruan A2.


Aktualisht, policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e mundshme të rasteve të tjera të ngjashme të vjedhjes.

“Krijonin situata fiktive në rrugët në afërsi të degëve postare, për t’iu afruar pensionistëve dhe për t’iu vjedhur paratë e pensionit, arrestohet 57-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Hetimet zbardhën 3 vjedhje të kryera me këtë mekanizëm, gjatë vitit 2024, në Fier, Lushnjë dhe Kavajë.

Pas kallëzimeve të disa pensionistëve, se 2 shtetas iu kishin vjedhur paratë e pensionit, shërbimet e Policisë së Lushnjës kanë organizuar punën dhe kanë kryer hetime, me qëllim identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shpërqendrimi”, Komisariati i Policisë Lushnjë ka zbardhur 3 raste të tilla. Për to është vënë në pranga, në Lushnjë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. G., 56 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se më datat 29.09.2024, 23.04.2024 dhe 15.10.2024, përkatësisht në lagjen nr. 5, Kavajë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë dhe në qytetin e Fierit, këta shtetas krijonin situata fiktive (pyetje të paqarta, përplasje të qëllimshme dhe skena të tjera të improvizuara), në rrugët në afërsi të degëve postare, pasi pensionistët merrnin pensionin, me qëllim që t’iu afroheshin atyre dhe t’iu vidhnin kuletat me para.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular dhe një portofol me një shumë parash.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 56-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Në trend Lajme

Më shumë
“I shkuan te koka”, dëshmitari thotë se kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe një tjetër kur u vra një person

“I shkuan te koka”, dëshmitari thotë se kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe një tjetër kur u vra një person

Drejtësi
Në veri vendosen postera të rinj me

Në veri vendosen postera të rinj me "plazma" të Serbisë

Lajme
Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Romës: Të gjithë refugjatët të kthehen në Itali

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Romës: Të gjithë refugjatët të kthehen në Itali

Lajme
Presidentja Osmani dekoron Dr.Rexhep Bojën për shërbimin e jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat

Presidentja Osmani dekoron Dr.Rexhep Bojën për shërbimin e jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat

Lajme
Raportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së

Raportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së

Lajme
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori