LAJMI I FUNDIT:

Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar sot pas konferencës së mbajtur nga Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, i cili kërkoi llogari lidhur me deklaratat e avokatit për rastin e vrasjes së një ushtari rus.

Në një prononcim për Telegrafin, Halilaj bëri të ditur se pas luftës, disa persona kanë dhënë deklarata në polici, duke identifikuar autorin e vrasjes së ushtarit rus në Skenderaj.

Sipas tij, i ati i Faton Hajrizit dhe të burgosurit e tjerë janë në dijeni të saktë për këtë ngjarje.


Halilaj citoi deklaratat e Fatonit, duke thënë se pas vrasjes, Hajrizi është dorëzuar në polici, ka mbajtur burg dhe nuk ka implikuar të tjerët.

“Fatoni vetë ka thënë që pas vrasjes së ushtarit rus, ka shkuar me babanë e tij, është dorëzuar në polici dhe ka mbajtur burgun për këtë vepër,” u shpreh avokati. “Në një tjetër intervistë, ai thotë se ka vuajtur burg për të tjerët dhe se shteti e ka bërë kriminel”.

Halilaj theksoi gjithashtu se Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit, ka pranuar se Fatoni i ka vjedhur dokumentet në banesën e tij në Gjermani, dhe për këtë arsye është distancuar prej tij. “Artani ka thënë se Fatoni i ka vjedhur dokumentet, prandaj unë distancohem nga ai sepse është hajn.”

Avokati e quajti Faton Hajrizin “kriminel” dhe theksoi se ka prova për këtë, përfshirë aktgjykimin për tentativë vrasje, ku Hajrizi është dënuar me 25 vjet burg.

Ai shtoi se gjatë një arratisjeje, Faton Hajrizi kishte në posedim minahedhës, të cilët sipas planit do të përdoren kundër gardianëve të burgut në Istog, dhe jo në Serbi.

“Nëse nuk e quaj kriminel Fatonin, kujt tjetër t’ia them?” deklaroi Halilaj.

Duke u ndalur në rastin e vrasjes së ushtarit rus, Halilaj tha se dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes fillimisht kanë dhënë deklarata me emra të qartë, por më vonë kanë ndryshuar dëshmitë e tyre nën presion.

Sipas avokatit, Fatonit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin, duke qenë i mitur dhe i mbrojtur nga ligji për të miturit.

“Kush e ka vra ushtarin rus është e ditur, por ka pasur përpjekje për të ndryshuar të vërtetën,” përfundoi Halilaj.

Ngjarja mbetet një temë e ndjeshme dhe e pazgjidhur plotësisht, me akuzat dhe kundërakuzat që vazhdojnë mes palëve të përfshira./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori