LAJMI I FUNDIT:

Prada zbuloi kostumin e parë hapësinor për misionin Artemis III të NASA-s

Prada zbuloi kostumin e parë hapësinor për misionin Artemis III të NASA-s

Në tetor të vitit të kaluar, Axiom Space dhe Prada u bashkuan për të projektuar dhe prodhuar një kostum të ri hapësinor për misionin Artemis III të NASA-s, i cili do të dërgojë një ekuipazh në Hënë për herë të parë që nga viti 1972 dhe misioni Apollo 17.

Është një kostum hapësinor i quajtur Axiom Extravehicular Mobility Unit (AxEMU), i cili u prezantua gjatë Kongresit Ndërkombëtar Astronautik në Milano. Ky kostum është i bardhë me detaje të kuqe dhe gri dhe duket më modern se një kostum tipik.

Dizajni i kostumit të ri përmirëson fleksibilitetin, siguron një shëtitje hapësinore që zgjat deri në tetë orë dhe mund të mbrojë astronautin gjatë një qëndrimi dy-orësh në temperaturat më të ulëta në polin jugor të Hënës.


“Ekipi i Pradas bashkëpunoi me inxhinierët e Axiom për të rekomanduar materiale dhe veçori të personalizuara që do të mbronin astronautët nga sfidat unike të mjedisit hënor dhe do të frymëzonin vizualisht eksplorimin hënor në të ardhmen”, thanë kompanitë.

Kostumi është pothuajse i përfunduar, testet dhe simulimet janë kryer tashmë në objektet e Axiom Space dhe SpaceX, si dhe në NASA.

Kontrolli i fundit është planifikuar për vitin 2025 pas përfundimit të vlerësimeve të mbetura. NASA fillimisht kishte planifikuar të niste misionin Artemis III në vitin 2025, por ai u shty në shtator të vitit 2026. Agjencia hapësinore ia caktoi misionin Axiom që në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjatë tentimit për ta arrestuar, policët në Arizona godasin me elektroshok e grushte të riun e shurdhër me ngjyrë

Gjatë tentimit për ta arrestuar, policët në Arizona godasin me elektroshok e grushte të riun e shurdhër me ngjyrë

Amerika
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan qendrën stërvitore ruse në Zaporizhzhia – e pësojnë dhjetëra ushtarë

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan qendrën stërvitore ruse në Zaporizhzhia – e pësojnë dhjetëra ushtarë

Evropa
Kushtetuta e Koresë së Veriut tani e quan Jugun

Kushtetuta e Koresë së Veriut tani e quan Jugun "shtet armiqësor"

Azia
Ia mësyn pozicioneve ukrainase, rusët në autoblindë gabojnë rëndë – priten nga tanket

Ia mësyn pozicioneve ukrainase, rusët në autoblindë gabojnë rëndë – priten nga tanket

Evropa
SHBA-ja nis sulme ajrore me bombarduesit B-2 kundër Houthive të Jemenit

SHBA-ja nis sulme ajrore me bombarduesit B-2 kundër Houthive të Jemenit

Botë
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Evropa
Kalo në kategori