Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3”i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin BELMA – PËR MATERIALET MË TË MIRA MËSIMORE EVROPIANE’’.
Kjo është hera e parë që një shtëpi botuese shqiptare e fiton këtë çmim, andaj përfaqësuesja e shtëpisë botuese Dukagjini, Erza Mati është shprehur tejet e lumtur për këtë vlerësim.
“Për ne është një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe vlerësim i punës sonë, të cilën e bëjmë me përkushtim të madh, në bashkëpunim me profesionistët më të mirë të fushës. Por, mbi të gjitha, vlerësimi i botimit tonë në mesin e teksteve nga e gjithë Evropa, konsiderojmë që përbën një vlerësim të veçantë për vendin tonë, Republikën e Kosovës”, thotë Erza.
EEPG, garën për çmimin BELMA – PËR MATERIALET MË TË MIRA MËSIMORE EVROPIANE e organizon që nga viti 2009, së bashku me Panairin e Librit në Frankfurt dhe Shoqatën Ndërkombëtare për Hulumtime për Tekstet Shkollore dhe Mediet Arsimore. Të gjitha materialet vlerësohen nga një juri profesionale me ekspertë të lartë të teksteve shkollore, si dhe çmimet ndahen në katër kategori nga arsimi fillor deri tek ai i mesëm i lartë.
Me plot 30 vjet përvojë në botime, shtëpia botuese “Dukagjini” është ndër shtëpitë më të mëdha botuese shqiptare që është gjendur afër lexuesit me botime të ndryshme dhe tekste shkollore, duke krijuar një reputacion të padiskutueshëm për cilësi dhe përkushtim ndaj arsimit për të ardhmen e fëmijëve tanë, sot dhe atyre të nesërm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Turqia do të ketë “rritje marramendëse” të numrit të milionerëve – duke lënë pas edhe ekonomitë më të fuqishme botërore
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Zvicër a je gati? Only Eagles sjell muzikën më të mirë shqiptare - një natë për t'u mbajtur në mend
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro
Sondazhet më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme