LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen hetimet për dosjen e Sali Berishës, rasti shkon në gjykatë

Mbyllen hetimet për dosjen e Sali Berishës, rasti shkon në gjykatë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”.

Dosja me 333 fashikuj është dorëzuar pasditen e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në raportim thuhet se në total janë pesë të pandehur, ndërsa theksohet se nesër në orën 09:00 hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin paraprak.


Në listë do jenë vetëm 10 gjyqtarë të Shkallës së Parë.

Lidhur me këtë dosje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më 11 Shtator 2024, Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK-u për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, kryer në bashkëpunim”.

Shefi i Partisë Demokratike ndodhet i izoluar në banesën e tij që nga 30 Dhjetori i 2023-ës. /Tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori