LAJMI I FUNDIT:
Gjakova -1° clearsky_night

Mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Gështenjës” në Junik

Mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Gështenjës” në Junik

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Rajonale të Turizmit në Junik, është zhvilluar manifestimi tradicional ‘Ditët e Gështenjës’.

I pranishëm në këtë manifestim që është karakteristik për Komunën e Junikut, ishte kryetari i kësaj komune Ruzhdi Shehu, i cili para pjesëmarrësve foli për rëndësisë që gështenja ka si frut i veçantë, duke potencuar poashtu që përveç benefiteve të shumta që gështenja ka, ajo cilësohet edhe si një frut fitimprurës për banorët e Junikut, duke kontribuar kështu ekonomikisht në mirëqenien e tyre.

Përveç zyrtarëve komunal, dhe qyetarëve të Junikut, i pranishëm në këtë manifestim ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, si dhe përfaqësues nga CNVP, ChWP dhe përfaqësues të ndryshëm nga organizata të tjera.


Përveç panairit me produkte vendore, në këtë manifestim pati edhe aktivitete kulturore, si dhe ekspozita të artistëve dhe poetëve nga Komuna e Junikut, duke shfaqur kështu edhe potencialin që pasqyron jetën kulturore të kësaj komune. /Telegrafi/