LAJMI I FUNDIT:

Leyen mirëpret zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe përparimin e statusit të përfaqësimit të Kosovës

Leyen mirëpret zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe përparimin e statusit të përfaqësimit të Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe përparimin e statusit të përfaqësimit të Kosovës në këtë mekanizëm rajonal të bashkëpunimit.

Gjatë samitit të Procesit të Berlinit, ajo përmendi gjithashtu heqjen e kufizimeve për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë, duke theksuar se këto veprime janë të dobishme për procesin e normalizimit në Ballkanin Perëndimor.

“Procesi i Berlinit është bërë promotor i tregut rajonal ekonomik të përbërë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që ky treg i përbashkët rajonal të funksionojë në mënyrë të lehtë, pasi u mundëson kompanive të rajonit të tregtojnë dhe të krijojnë vende pune. Rajoni është afër nesh dhe tregut tonë të përbashkët,” tha von der Leyen, duke përgëzuar marrëveshjen e arritur në CEFTA javën e kaluar, veçanërisht pezullimin e kufizimeve për eksportet nga Serbia në Kosovë.


Ajo gjithashtu falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz për rolin e tij ndërmjetësues, duke theksuar se ky është një hap për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke folur për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, von der Leyen njoftoi se pesë nga gjashtë agjendat e reformave të vendeve të rajonit do të miratohen këtë javë nga BE-ja.

Ajo shtoi se pagesat e para nga pakoja prej 6 miliardë eurosh do të bëhen para përfundimit të vitit.

“Na duhet një urë ndërmjet tregut të përbashkët rajonal dhe tregut të vetëm evropian. Kjo urë është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro investime. Plani i Rritjes dhe Procesi i Berlinit janë të ndërlidhur. Me këtë plan, ne hapim disa sektorë të tregut të vetëm, por për ta shfrytëzuar këtë hapje, Ballkani Perëndimor duhet të bëjë reforma në nivel horizontal,” theksoi von der Leyen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori