LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° clearsky_night

Ndëshkohen me nga 500 euro dy shofer në Ferizaj që bënin gara me vetura, konfiskim të patentë shoferëve për 12 muaj

Ndëshkohen me nga 500 euro dy shofer në Ferizaj që bënin gara me vetura, konfiskim të patentë shoferëve për 12 muaj
Foto: Arkiv

Ndëshkohen me nga 500 euro dy shofer në Ferizaj që bënin gara me vetura, konfiskim të patentë shoferëve për 12 muaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : E.K (M/K) i moshës vjeçar 18 vjeçar dhe A.O ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h në rrugën ’’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj kanë zhvilluar shpejtësi 125 km/h, duke rrezikuar veten e tyre dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.

Sipas Policisë së Kosovës, ndaj tyre policia ka shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për dy shoferët.


“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Lajme
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Ekonomi
Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, më pak se pesë për qind janë shqiptarë

Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, më pak se pesë për qind janë shqiptarë

Mali i Zi
Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Lajme
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori