LAJMI I FUNDIT:

I përfundon mandati në Beograd, diplomati Haxholli thotë se ndodhet në procesin “phase out”

I përfundon mandati në Beograd, diplomati Haxholli thotë se ndodhet në procesin “phase out”

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka njoftuar se i ka përfunduar mandati i tij si sekretar i kësaj zyre.

Haxholli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ai aktualisht është në fazën e “phaze out” dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është largimi i gjësendeve nga zyra e tij.

“Më lejoni t’ju informoj se, me iniciativën për përfundimin e mandatit tim katërvjeçar në Beograd/Serbi, jam në procesin e ashtuquajtur ‘phase out’, dhe e vetmja gjë që më mbetet të bëj këto ditë, është tërheqja e gjësendeve personale dhe dorëzimi zyrtar i detyrës aktuale për të marrë detyrën e re në MPJD”, ka shkruar ai.


Haxholli njofton se tash e pas do të jetë pjesë e MPJD-së.

“Pas përfundimit të mandatit, ashtu siç kam bëra para se të filloja, në Serbi mund ose do të hyj/a vetëm nëse ky vend dhe kjo shoqëri e pranojnë zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Sidoqoftë, deri atëherë mund të kem arritur në moshë të thyer dhe kalimin tranzit drejt Evropës do të më duhet ta bëj përmes rrugëve më të mira dhe peizazheve më të bukura bregdetare, siç janë Mali i Zi apo Kroacia”, ka shkruar tutje Haxholli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori