Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Në reagim thuhet se ly akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në vend.
“Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor. Shoqata e Prokurorëve dënon me vendosmëri çdo përpjekje për të penguar veprimtarinë e drejtësisë, duke kujtuar se këto kërcënime nuk do të ndikojnë në përkushtimin dhe përpjekjet tona të palodhshme për të mbrojtur ligjin dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, theksohet se këto akte të turpshme janë të drejtuara jo vetëm kundër Kryeprokurorit Kryeziu, por edhe kundër të gjithë atyre që punojnë në funksion të drejtësisë dhe sigurisë në vend.
“Shoqata apelon ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit që të veprojnë me shpejtësi dhe me vendosmëri për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre kërcënimeve, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e atyre që janë në shërbim të interesit publik. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e drejtësisë dhe të mos lejojnë që aktet e tilla kriminale të minojnë besimin në institucionet tona”, vijon njoftimi.
Më tej, në reagim thuhet se mesazhi ynë është i qartë: Prokurorët dhe organet e sigurisë do të vazhdojnë punën e tyre të pandalshme për ndjekjen e kriminelëve dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Askush nuk do të mund të na ndalojë në këtë mision, dhe çdo kërcënim ndaj përfaqësuesve të drejtësisë është një kërcënim ndaj vetë shtetit.
“Shoqata e Prokurorëve do të qëndrojë e palëkundur në mbështetjen e Kryeprokurorit Kryeziu dhe të gjithë prokurorëve që veprojnë me integritet dhe përkushtim, duke luftuar për drejtësinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite