LAJMI I FUNDIT:

​Bislimi takohet me Nevzad Lutfiun, diskutojnë për sfidat e shqiptarëve në Luginë

​Bislimi takohet me Nevzad Lutfiun, diskutojnë për sfidat e shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim mëngjesin e sotëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Përmes një komunikate thuhet se ata biseduan për një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim sipas njoftimit ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.


“Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre dhe për një perspektivë më të ndritur për bashkatdhetarët tanë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?

Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?

Siguri
Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Lajme
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

Lajme
Kalo në kategori