Teologu Behar Kaceli thotë se prania e një imami jo shqiptar në xhaminë e Namazgjasë nuk cenon pavarësinë e Komunitetit Mysliman shqiptar.
“Ka pasur një lloj po themi debati shumë të madh, se disa njerëz kanë arritur që të thonë që po cenohet independenca, pra pavarësia e objekteve të kultit. Disa tjerë janë munduar që të bëjnë edhe paralelizmin, se shiko se edhe komunitetet tjera, pra si komuniteti ortodoks ashtu edhe katolik, kanë të huaj që kanë ardhur e kanë shërbyer në Shqipëri. Imami mund të jetë kinez, mund të jetë turk, mund të jetë arab, mund të jetë shqiptar, mund të jetë i bardhë, mund të jetë i zi, nga Lindja, nga Perëndimi, nuk e cenon fare pavarësinë e objektit”, tha Kaceli në A2 CNN.
“Gjatë periudhës që kam qenë me studime në Turqi, te xhamia e lagjes që unë banoja, ka pasur rast që edhe unë i kam prirë dhe unë kam bërë rolin e imamit në xhami, edhe asnjëherë ato nuk janë ndierë të cenuar nga kjo pse vetë funksionaliteti nuk e cenon”.
Sipas Kacelit, rëndësi ka që predikimet dhe aktivitetet fetare të mbahen në gjuhën shqipe, një praktikë që ka ekzistuar edhe gjatë periudhës osmane dhe që vazhdon edhe sot. “Edhe në kohën kur këto troje sundonte sulltani, pra në kohën e periudhës osmane, mësimi dhe ligjërimi në xhami ka qenë në gjuhën shqipe. Pra, nuk ka ekzistuar asnjëherë, as nuk është temë debati, as nuk ka ekzistuar asnjëherë debati ndërmjet myslimanëve që ligjërimi mos të jetë në gjuhën shqipe”, tha ai.
“Edhe ardhja e një imami turk, edhe unë besoj që ky nuk do të jetë i pari dhe i fundit. Sepse kjo xhami do të ketë nevojë për hafizlarë, do të ketë nevojë për lexues Kurani. Do të ketë nevojë për profesorë me kualitete të larta edhe ato që mund të vijnë nga bota arabe, mund të vijnë Turq, mund të ketë edhe shqiptarë, ashtu siç kemi ne, pavarësisht se ne nuk i njohim. Por imami zyrtar që do të prijë besimtarët është Myftiu i Tiranës”, shtoi Kaceli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova