LAJMI I FUNDIT:

Bie pre e lajmit të rremë, reagon Aurela Gaçe: Kushdo që përdor figurën time, do të përballet me gjykatën

Bie pre e lajmit të rremë, reagon Aurela Gaçe: Kushdo që përdor figurën time, do të përballet me gjykatën
Aurela Gaçe

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka reaguar pas një lajmi të rremë që është shpërndarë në rrjete sociale.

Një faqe ka bërë reklamë me imazhin e saj, teksa kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer fare artistes, e cila e paralajmëroi ashpër atë që e ka bërë.

“Jam 49 vjeç, por ende dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe…”, kështu nis reklama.


Ndërkohë, më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të këngëtares së mirënjohur (pa ndërhyrje):

“vini re – LAJM I RREMÊ #MASHTRIM NGA FAQE TË RREME

Sapo më dêrguan një link me këtê intervistê të sajuar , ku medemek tregoja sekretet e rinisê time.

E medemek na qënkêrka ky krem ( që e kanë vendosur në dorên time )

Kujtdo që mund ti dalë kjo reklamë , ju lutem më dërgoni linqet.

Kushdo që ka përdorur figurên tine pêr të reklamuar produket e veta , do të pêrballet me gjykatën.

( nëse do të reklamoja dicka, do të ishte në faqen time)

Siç e keni parë, në kêtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi”. /Telegrafi/