LAJMI I FUNDIT:

Gashi kritikon ashpër LVV-në: Radoiçiq ka vrarë një polic të Kosovës, dhe ju sot entuziazmoheni

Gashi kritikon ashpër LVV-në: Radoiçiq ka vrarë një polic të Kosovës, dhe ju sot entuziazmoheni

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës ka shprehur shqetësim për situatën e tanishme të debatit publik dhe përfshirjen e figurave kriminale në qeveri dhe parlament.

Ai e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rrezikshëm dhe të dëmshëm për vendin.

“Është për keqardhje se ku ka mbërritur debati publik në Kosovë. Ka mbërritur në pikën e degjenerimit të vet, ku diskutohet sa është i përfshirë terroristi Radoiçiq në qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës,” tha Gashi, duke shtuar se kjo situatë është “fatkeqësi për Kosovën” dhe “dëmton sakrificën e secilit qytetar të këtij vendi.”


Gashi gjithashtu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për përfshirje në krim të organizuar, duke thënë se partia është “e zhytur deri në fyt me kriminelët si Radoiçiq”.

Ai kritikoi ashpër mbështetjen që deputetët e LVV-së kanë treguar për këtë situatë, duke pyetur: “Çfarë përfaqësimi është ky, çfarë përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar vetëm akuzon, ndërsa këta entuziazmohen?”

“Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë, përfaqësimit në Kosovë. Çfarë përfaqësimi është ky, çfarë përfaqësojnë këta deputet kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon para, mbrapa, djathtas, majtas pështynë në tëra anët dhe këta entuziazmohen.  Kush po gëzohet për çka po gëzohet, po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri, po gëzoheni se kush i ka shërbye Serbisë më shumë se tjetri, kujt po i duartrokitni?”, th Gashi.

Gashi u shpreh se Radoiçiqi është një terrorist.

“Ai është një terrorist që ka kryer akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës, ka vrarë një polic të Kosovës, dhe ju sot dilni këtu pa pikën e turpit dhe mburreni.”

Në fund, Gashi kërkoi që Lëvizja Vetëvendosje të shpjegojë lidhjet e saj me kriminelët dhe të ndalë akuzat e pabaza ndaj të tjerëve: “Nuk mund të koordinohesh me kriminelë dhe të akuzosh të tjerët kur vetë je i përfshirë”, tha Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Vritet një polic në Kaçanik

Vritet një polic në Kaçanik

Lajme
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Lajme
Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Lajme
Kalo në kategori