LAJMI I FUNDIT:

India përgatitet të ndërtojë dy nëndetëse sulmuese me energji bërthamore

India përgatitet të ndërtojë dy nëndetëse sulmuese me energji bërthamore

India ka miratuar planet për të ndërtuar dy nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, kanë njoftuar dy zyrtarë të mbrojtjes, në një projekt që vlerësohet të kushtojë rreth 5.4 miliardë dollarë.

Bëhet e ditur se India po përpiqet të modernizojë ushtrinë e saj duke u fokusuar në rritjen e aftësive detare dhe përmirësimin e kapacitetit vendas të prodhimit të armëve.

Kabineti i kryeministrit Narendra Modi dha miratimin për dy nëndetëset e para të një klase të re prej gjashtë që Marina Indiane planifikon të bëjë.


Megjithatë, ende nuk dihet data e dorëzimit të tyre, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Më të shpejta, më të qeta dhe të afta për qëndrime më të gjata nënujore sesa mjetet konvencionale me naftë, gjë që i bën ato më të vështira për t’u zbuluar, nëndetëset sulmuese me energji bërthamore renditen ndër armët detare më të fuqishme në botë.

Vetëm një pjesë e vogël e kombeve i ndërtojnë ato tani, si Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja.

Siç raportohet, nëndetëset do të ndërtohen në qendrën e ndërtimit të anijeve të qeverisë në portin jugor të Indisë, Visakhapatnam.

Ato do të jenë të ndryshme nga nëndetëset me energji bërthamore të klasit Arihant që India po ndërton tani, të afta për të lëshuar armë bërthamore, e dyta prej të cilave u vu në punë në gusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Amerika
Fuqia shkatërruese e uraganit Milton në tre imazhe

Fuqia shkatërruese e uraganit Milton në tre imazhe

Amerika
Fuqia e uraganit, shihni si e pësuan një stadium dhe një vinç i madh në Florida

Fuqia e uraganit, shihni si e pësuan një stadium dhe një vinç i madh në Florida

Amerika
NASA ndan foto nga hapësira të uraganit vdekjeprurës Milton që goditi Floridan

NASA ndan foto nga hapësira të uraganit vdekjeprurës Milton që goditi Floridan

Botë
Turqia fillon evakuimin e qytetarëve nga Bejruti

Turqia fillon evakuimin e qytetarëve nga Bejruti

Azia
Një foto e një nëne dhe një fëmije nga Gaza

Një foto e një nëne dhe një fëmije nga Gaza "ngjitet" në një pikturë të Pikasos në Londër

Evropa
Kalo në kategori