LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 19° partlycloudy_day

Minatorët thanë se janë kompensuar vetëm me 51% të pagës, “Trepça”: Kemi bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator

Minatorët thanë se janë kompensuar vetëm me 51% të pagës, “Trepça”: Kemi bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator

Ndërmarrja publike “Trepça” ka reaguar ndaj Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, pasi që kjo e fundit sot tha se minatorët janë kompensuar vetëm me 51 për qind të pagës.  

Sindikata e Pavarur e Minatorëve ka thënë se shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, është e papranueshme dhe fyese, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, “Trepça” përmes një postimi ka thënë se ka bërë “shumë pagesa gjatë muajit shtator”.


“Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve në këtë muaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pagat e muajit gusht janë afër një milion.

Bëhet e ditur se pagat gjatë muajit gusht ndaj punëtorëve të KEK-ut, sipas njoftimit të “Trepçës”, kanë qenë 600 mijë euro (shuma e përmbledhur e pagave të të gjithë punëtorëve), kurse ndaj atyre të KESCO-s, 58 mijë euro (shuma e përmbledhur e pagave të të gjithë punëtorëve).

“Dhe ‘mijëra’ pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Amerika
Arrestohet

Arrestohet "humanitarja" nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Kronika e Zezë
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

Botë
Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Drejtësi
Kalo në kategori