Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans tha gjatë një vizite të papritur në Kiev të dielën se vendi i tij do të investojë 400 milionë euro në zhvillimin e avancuar të dronëve me Ukrainën dhe do të dorëzojë më shumë F-16 në muajt e ardhshëm.
Më shumë se 2 vjet e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus në shkallë të plotë, Ukraina po lufton për të penguar trupat ruse ndërsa ato shkojnë përpara në lindje dhe sulmojnë infrastrukturën kritike përpara muajve të dimrit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Lufta, natyrisht, po intensifikohet çdo ditë dhe Ukraina po ngre më shumë brigada që të gjithë kanë nevojë për mbështetje, që të gjithë kanë nevojë për pajisje ushtarake. Ne duhet të kemi këtë fluks të vazhdueshëm mbështetjeje”, ka thënë Brekelmans në Kiev.
Plani i veprimit me dron do të kombinojë inovacionin e Ukrainës dhe njohuritë holandeze për të përmirësuar teknologjinë e përdorur në fushën e betejës, tha ai.
“Ne do të fokusohemi në lloje të ndryshme të dronëve – sepse ne shohim se Ukraina ka nevojë për ata drone më sulmues edhe për të shënjestruar objektet ushtarake”, ka shtuar Brekelmans.
Rreth gjysma e investimit do të shpenzohet në Holandë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis Ukrainës dhe vendeve të tjera, shtoi ai.
Dhe nëse dronët e zhvilluar janë të suksesshëm, do të ketë më shumë fonde për të rritur prodhimin, sipas ministrit të mbrojtjes.
Holanda ka premtuar 10 miliardë euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus dhe ka shpenzuar rreth 4 miliardë euro deri më tani.
Pasi vizitoi të shtunën qytetin e Kharkiv, i goditur nga bombat ruse, Brekelmans tha se sulmi ndaj objektivave ushtarake në Rusi ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur qytetin.
Ukraina u ka kërkuar partnerëve të saj t’i japin leje për të përdorur armët e tyre për të goditur objektivat thellë në Rusi dhe për t’i siguruar asaj më shumë mbrojtje ajrore.
Holanda ka kontribuar në mbështetjen e saj të mbrojtjes ajrore duke nxitur partnerët ndërkombëtarë të furnizojnë Ukrainën me aeroplanë F-16 dhe duke premtuar 24 të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

A po shkon bota në recesion?

Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

Warren Buffett i vetmi në mesin e njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump - përkundrazi, ai përfitoi

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat