LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në shkollë për doktor e politikë, por u bë frizer – Kaci Lleshi flet për fillimet

Shkoi në shkollë për doktor e politikë, por u bë frizer – Kaci Lleshi flet për fillimet
Foto: Screenshot/YouTube

Kaci Lleshi momentalisht është njëri nga stilistët më të suksesshëm në vend.

Ai si rrallëherë është hapur rreth jetës dhe karrierës profesionale në një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Kaci tregon se si fëmijë ka pasur dëshira të tjerë, edhe pse në fund përfundoi si stilist i flokëve.


Foto: Screenshot/YouTube

“Një herë si fëmijë nisesh ose mësues ose mjek, dëshiroja të bëhesha mjek. Jam nisur. Kam nisur mjekësinë e përgjithshme, në Universitet më mirë që nuk kam shkuar e nuk jam pranuar. Më mirë për mua”, u shpreh ai.

Tutje, Lleshi theksoi: “Sërish, fëmija i ka ato ëndrrat e veta. Nuk është që nuk kam dashur, si dizajner, si frizer ka qenë një gjë që e kam ditur. Edhe pjesën nga ana e flokut edhe veshjeve. Edhe si fëmijë kam ditur t’ia bëj flokët dikujt, edhe pse kam qenë shumë i vogël shtatë, tetë vjeç”.

E veç kësaj, ka qenë edhe në Universitet për shkenca politike, përkundër se u tërhoq menjëherë.

“Synimet kanë qenë gjithmonë se duhet të punoj. Pa marrë parasysh se çfarë. Kam qenë në shkenca politike edhe atë rastësisht. Dita e parë në shkenca politike, në amfiteatër dhe të gjithë njerëzit i pyesnin se ‘përse ju ka shtyrë me ardh’. Të gjithë studentët unë dua të bëj për vendin tim, Kosovën. Kur më erdhi rendi mua, kur u çova unë. Huh, të gjithë qeshën. Unë ku desha nuk kam mundur. Vetëm erdha palidhje se nuk mu ndejt në shtëpi”, shtoi krejt në fund artisti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

Magazina
Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

Magazina
A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

Magazina
Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Magazina
Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

Magazina
Kalo në kategori