Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka dalë këtë të shtunë me një njoftim të rëndësishëm sa i përket importit të mishit nga Brazili.
Në deklaratën e ministrisë bëhet me dije se Shqipëria ka ndaluar prej kohësh importet e ngarkesave me mish derri me Ractpaminë nga shteti i Amerikës Latine.
“Në detyrim të informimit të publikut mbi sigurinë ushqimore në vend bëjmë me dije se Shqipëria nuk importon mish derri me Ractpaminë nga Brazili dhe nga asnjë vend tjetër! Ligji nr. 10465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 82 pika 2 nuk lejon përdorimin e PMV-ve hormonale, beta-agonistëve dhe tireostatikëve për shtim të masës muskulare dhe reduktim të dhjamit në kafshët që prodhojnë ushqim, por lejon përdorimin e tyre vetëm nëse janë të miratuara nga Komisioni Europian dhe vetëm për qëllime terapeutike, zooteknike dhe për kërkime.”
Ractopamina është një produkt veterinar që i përket familjes së ‘β-agonisteve’ të cilat janë të ndaluara të përdoren në kafshët që prodhojnë ushqim në BE sipas Direktivës 96/22/EC, me disa përjashtime për qëllime terapeutike.
“Kjo direktivë është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar dhe zbatohet që në vitin 2011 me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr.357 date 21.12.2011 “Për kushtet e tregtimit dhe përdorimit në kafshë të disa substancave me veprim hormonal ose tireostatik dhe të beta-agonistëve”. Ractopaminë është një produkt mjekësor veterinar që nuk është e regjistruar në Rregulloren e Bashkimit Evropian Nr.37/2010 dhe që është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar me Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë Nr.15 datë 5.10.2010, i ndryshuar dhe zbatohet prej vitit 2010”, sqaron ministria e Bujqësisë, shkruan A2.
Sipas ministrisë, kjo substancë nuk është regjistruar asnjëherë në Shqipëri për përdorim në kafshët që prodhojnë ushqim dhe kafshët e shoqërimit dhe nuk është në Regjistrin Kombëtar të Produkteve Mjekësore Veterinare.
“Nga monitorimi 3-vjeçar (2022-2023-2024) nga strukturat e MBZHR, në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve nuk ka rezultuar mbetje të Ractopaminës në kafshët që prodhojnë ushqim si edhe në produktet me origjinë shtazore që rrjedhin prej tyre, kjo edhe për produktet e importit pasi Shqipëria prej 2 vitesh zbaton Planin e Monitorimit të Mbetjeve edhe për produktet e importit nga vendet e treta”, thuhet më tej në njoftim.
Theksojmë së Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve përgatitet bazuar në rregulloret evropiane dhe miratohet nga shërbimet e Komisionit Evropian. Për më tepër, Shqipëria auditohet në mënyrë të rregullt nga shërbimet e Komisionit Evropian për të monitoruar zbatimin e këtij Plani. Auditimi i fundit ka qënë në vitin 2022 ku është përmbyllur me një raport shumë pozitiv.
Po ashtu nënvizohet se çdo ngarkesë me mish e importuar në Shqipëri i nënshtrohet kontrollit të dokumentacionit, identitetit dhe fizik nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sipas Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve që është përgatitur bazuar në rregulloret evropiane dhe miratohet nga shërbimet e Komisionit Evropian
Ministria e Bujqësisë thekson se qeveria ka në fokusin kryesor të saj mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të konsumatorit dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve të produkteve me origjinë shtazore me tregjet evropiane, ndaj paralajmëron se legjislacioni evropian do të zbatohet në të njejtën mënyrë si vendet anëtare.
“Ne nuk do të mbyllim importin e mishit, dhe jo vetëm, por do ta bëjmë atë konform rregullave të reja që rrjedhin nga transpozimi i legjislacionit evropian në atë kombëtar”, thuhet në deklaratë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar