LAJMI I FUNDIT:

Një futbollist ka hedhur një fishekzjarrë mes gazetarëve, një kameraman ka mbetur i lënduar

Një futbollist ka hedhur një fishekzjarrë mes gazetarëve, një kameraman ka mbetur i lënduar

Një fishekzjarrë i hedhur nga anësori meksikan i Chivas, Roberto Alvarado në konferencën për shtyp të klubit shkaktoi zemërimin e gazetarëve meksikanë të cilët e konsideruan lëvizjen e tij të papërshtatshme dhe u larguan nga zyra e shtypit në shenjë proteste.

Alvarado dyshohet se donte të bënte shaka duke hedhur një fishekzjarr në dhomën e shtypit. Mirëpo, ai mjet piroteknik ka goditur në këmbë një nga kameramanët.

Historia shpejt u bë virale në mediat sociale dhe Alvarado mori përgjegjësinë për shaka dhe kërkoi falje.


Ai tha se nuk kishte ndërmend të hidhte fishekzjarrë në sallën e shtypit, por të bënte shaka me shokët e skuadrës.

Pas shpërthimit të fishekzjarrit, gazetarët janë larguar nga salla, por disa prej tyre janë kthyer më vonë për të vazhduar me aktivitetet e dakorduara. Megjithatë, të gjithë e dënuan ashpër veprimin e lojtarit.

“E pabesueshme ajo që ndodhi sot në Chivas. Në pothuajse 15 vjet të mbulimit të ekipit, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ishte shaka”, shkroi gazetarja Karina Herrera në platformën sociale X. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Kalo në kategori