LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 19° heavyrain

Skaj Sessions mbyll edicionin e sivjetmë në Kino Lumbardhi me Rita Braga dhe Blla Blla Blla…

Skaj Sessions mbyll edicionin e sivjetmë në Kino Lumbardhi me Rita Braga dhe Blla Blla Blla…

Performancat muzikore në kuadër të programit të sivjetmë të Skaj Sessions do të përmbyllen me datën 12 tetor 2024 në Kino Lumbardhi në Prizren.

Në njoftimin e Fondacionit “Lumbardhi” sqarohet se Skaj Session ka filluar si një program muzikor që ka lidhur stile dhe gjeografi të ndryshme muzikore në një skenë, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se këtë vit, në kuadër të këtij prigrami muzikor, në Kino Lumbardhi janë paraqitur artistë si Siksa, Putan Club, Jay-Jay Johanson, Gillespie, Kolektiv RKS, Heavenphetamine, Tringa Sadiku dhe Torrin Williams.


“Tani jemi shumë të gëzuar që e mbyllim programin me dy performanca që lidhin meloditë shpirtërore dhe eklektike së bashku me ritmet e fuqishme dhe energjike në një natë me Rita Braga dhe Blla Blla Blla…”, thuhet në njoftim.

Rita Braga, sipas njoftimit, është muzikante nga Portugalia, muzika e së cilës frymëzohet nga pionerët e post-punk-ut, elektronikës dhe kabaretit. Së fundmi, Braga ka lansuar albumin e saj të fundit “Illegal Planet” ndërsa vetë ka performuar në të gjithë botën përreth 15 vite dhe ka bashkëpunuar me artistë si Ana da Silva (The Raincoats), Felix Kubin, Ian Svenonius (që gjithashtu është paraqitur në Kino Lumbardhi) dhe të tjerë, raporton Telegrafi.

Blla Blla Blla…, sipas njoftimit, u formua në vitin 1988 dhe kanë luajtur në vend, rajon dhe më gjerë. Bendi nisi të eksperimentonte në stile dhe forma të ndryshme muzikore derisa krijuan shenjën e tyre atë që ata e kanë quajtur: “Oversky balkanishe Re-formë”, që është dhe titulli i albumit të tyre të dytë.

Rryma muzikore në të cilën bëjnë pjesë konsiderohet shpesh si “art rock” duke përzier ritmet rock me instrumente të ndryshme, si në këtë rast, violina tipike e Blla Blla Blla…-ve, vokale të forta dhe performancë skenike krejt të veçantë.

“Biletat i gjeni vetëm në Kino Lumbardhi deri para nisjes së performancave dhe kushtojnë 3 euro”, thuhet në njoftim, teksa sqarohet se dyert hapen me 12 tetor 2024 prej orës 20:00. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Publikohet audio-regjistrimi për

Publikohet audio-regjistrimi për "21 janarin", dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri

Lajme
Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Botë
Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Bosnja
Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Azia
Kalo në kategori