Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, të enjten, sërish ka akuzuar qeverinë komunale për politizim të arsimit. Ngjashëm sikurse në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, gjatë konferencës për media, LVV-ja ka shprehur kundërshtimin lidhur me propozimin për përbërjen e komisionit përzgjedhës për drejtorët e shkollave. Por akuzat e këtij subjekti politik janë cilësuar si propagandë për diskreditim.
Kuvendarja opozitare, Dafina Alishani ka theksuar se qytetarët e Prizrenit duhet ta dinë se dy takimet e fundit të Kuvendit të Komunës kanë dështuar për shkak të propozim vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës të drejtorëve të shkollave.
“Krahas kritikave dhe kërkesave të legjislativit, kjo qeverisje me këmbëngulje sjellë emra të njëjtë, të cilët tash më i gjithë Prizreni i njeh si ‘trikaxhi’ të kësaj qeverisjeje. Anëtarët e komisionit të arsimit janë tashmë të njohur sepse ata kanë incizime, ku dëgjohen duke bërë kurdisje të konkurseve, ku decidivisht përmenden emri i kryetarit të Komunës si “Shaqa” pra Shaqir Totaj, dhe “Lulja” pra Luljeta Veselaj Gutaj”, ka thënë Alishani.
Sipas saj, njëri prej anëtarëve të propozuar për këtë komision është përfitues edhe i një tenderi, sikurse edhe i subvencioneve të Komunës.
“Krahas incizimit e shohim që anëtari i propozuar në komision, Arben Shala, është përfitues i tenderit për “Hartimin e planit për zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit” me vlerë 24,950 euro, si dhe përfitues i subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me vlerë 10,000 euro me OJQ “Plan”, të formuar më 02.03.2022, pra gjatë mandatit të kësaj qeverie. Pra, ky ekspert “i pavarur” ka benefite nga kjo qeverisje”, ka deklaruar Alishani, gjatë konferencës për media.
Ajo ka theksuar se kryetari Totaj ka garuar me premtimin për depolitizim të arsimit dhe se aktualisht “po e politizon skajshmërisht atë, me konkurse me trika”.
“Emri i Arben Shalës do të duhej të largohej së paku për çështje etike”, ka thënë Alishani.
Në anën tjetër Arben Shala ka shprehur qëndrimin se Lëvizja Vetëvendosje tenton që të diskreditojë çfarëdo pune të suksesshme që bëhet në komunë.
“Edhe aty ku nuk mund të gjejnë shkas, e shpikin një dhe e procesojnë përmes makinerisë së propagandës. Sikurse kjo që e përmendni, që vetëm riciklojnë atë që para disa viteve është hedhur poshtë edhe nga prokuroria. Këtë nuk e tregon askush prej tyre sepse nuk iu konvenon, propaganda do ta humbte qëllimin”, ka thënë Shala për Telegrafin.
Sipas tij, kjo është mënyra se si operon ky subjekt politik.
“E kuptoj që si parti janë të detyruar që të gjejnë çkado si mjet për të sulmuar partinë kundërshtare, ani që nuk zgjedhin mjete e mënyra. Është mënyrë e punës së tyre. Që u bjen puna të riciklojnë pas disa vitesh çështjet sikurse kjo që u përmend, e nuk mund të gjejnë shkaqe të tjera, atëherë vaj halli për ta, le ta mbyllin “dyqanin” qysh tash. Për vete ndjehem i privilegjuar që më kanë zgjedhur mua si armë lufte ta sulmojnë partinë kundërshtare”, ka deklaruar Shala për Telegrafin.
Në fillim të kësaj jave, tentimi për të vazhduar seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, që ishte ndërprerë me datën 26 tetor, pat rezultuar i pasuksesshëm, shkaku i mospajtimeve rreth propozimit për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtorët e shkollave, që ishte shoqëruar me përplasje mes kuvendarëve të opozitës dhe zyrtarëve të Ekzekutivit.
Akuzat e LVV-së, i pat kundërshtuar edhe drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj.
“E pavërteta, pasaktësia, gënjeshtra janë sinonim i LVV-së”, pat thënë ajo gjatë seancës, duke shtuar se për këtë çështje ka pasur kallëzime penale nga LVV-ja dhe se ato janë hedhur poshtë nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prizreni monitorohet nga kamerat e sigurisë 24 orë
Aktivistët nga “EC Ma Ndryshe” kërkojnë nga subjektet politike përqendrim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm
Pas incidentit me qenin, Policia dhe Drejtoria e Arsimit në Suharekë me aktivitet motivues për nxënësit e shkollës në Shirokë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova