LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i tri grave replika me gazetarët në sallën e gjyqit, Dan Hutra: Do vijë dhe momenti juaj

Vrasësi i tri grave replika me gazetarët në sallën e gjyqit, Dan Hutra: Do vijë dhe momenti juaj

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave, Dan Hutra ka replikuar me gazetarët në prag të nisjes së seancës së tij të parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Teksa është shprehur se për të janë thënë shumë të pavërteta dhe kërkoi që të lejohet drejtësia të bëjë punën e saj, Dan Hutra me nota kërcënuese iu drejtua gazetarët duke iu thënë “do vijë dhe momenti juaj”.

“Të përdorësh mikrofonin është gjë e lehtë, të zbërthesh të vërtetën është gjë e rëndë. Nuk mund ta them nga xhami të vërtetën, do kemi kohë dhe do të flasim. Nuk keni me çfarë te merreni tani? Do merreni me mua. Do të vijë momenti dhe do t’i them. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. Mos u merrni me mua. Nuk kam dëshmuar në SPAK as kam përse të dëshmoj. Do të zbërthehen të gjitha. Do vijë dhe momenti juaj”, tha Hutra.


Për shkak të mosformimit të trupit gjykues seanca u shty për në 10 tetor. Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori