LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare e të dendura. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra që në orët e para të ditës në zonën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare.

Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Në zonën veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera-herë deri të lartë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet, por në zonën veriperëndimore reshjet hera-herës fitojnë intensitet lokalisht mesatar. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 7 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/