LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 22° fair_day

Në QMF “Ereniku” në Gjakovë mungon specialisti për leximin e mamografisë

Në QMF “Ereniku” në Gjakovë mungon specialisti për leximin e mamografisë

Tetori është muaji i cili i dedikohet ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, që vazhdon të jetë lloji më i përhapur i kancerit në vendin tonë.

Gjatë këtij muaji përveç promovimit të fushatave vetëdijësuese rreth kësaj sëmundjeje, bëhet edhe promovimi për vizita të vazhdueshme që duhet të bëhen, të cilat mund të jenë hapi i parë drejt zbulimit të kësaj sëmundjeje në një fazë sa më të hershme.

Në qytetin e Gjakovës, përkatësisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare ‘Ereniku’ ofrohet një nga shërbimet më të rëndësishme që është mamografia, ku që nga muaji janar e deri më tani, në këtë qendër janë kryer më shumë se 600 mamografi, shërbim ky i cili është papagesë.


Mirëpo pavarësisht nga kontrollat që kryhen nga kjo qendër përmes mamografit, që nga muaji prill kjo qendër ka mbetur pa praninë e një mjeku specialit për leximin e rezultateve të mamografisë.

Theksojmë që gjatë ditës së djeshme kur u shënua edhe fillimi i muajit për ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte potencuar që në dy vitet e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë, gjë që sipas minister Vitia tregon vetëdijesimin te gratë dhe rritë mundësitë për një trajtim të suksesshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Magazina
Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Magazina
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Kalo në kategori