LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 18° clearsky_day

SBASHK kërkon zgjidhje urgjente për pagat e mësimdhënësve në Viti, paralajmëron veprime sindikale

SBASHK kërkon zgjidhje urgjente për pagat e mësimdhënësve në Viti, paralajmëron veprime sindikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë thirrje për zgjidhje urgjente të çështjes së pagave të mësimdhënësve në komunën e Vitisë, të cilët ende nuk kanë marrë pagat për muajin shtator.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim e SBASHK-ut, sindikata ka shprehur shqetësimin për vonesën e pagave, duke theksuar se ky problem është zgjidhur për pjesën tjetër të vendit, por jo për komunën e Vitisë.

“SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit, por kjo gjë nuk ndodhi për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator,” thuhet në njoftim.


Sindikata ka apeluar te Ministria e Financave dhe institucionet qendrore e lokale që të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, në mënyrë që pagat të procedohen pa vonesë.

SBASHK paralajmëroi se nëse nuk merren masa, do të mbështesë veprimet sindikale të mësimdhënësve në Viti.

“Nëse kjo nuk ndodh, SBASHK në nivelin qendror do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi, dhe do të mbështes çdo veprim të tyre, përfshirë edhe grevën,” theksohet në njoftim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me anëtarë të stafit qendror, pritet të vizitojë Vitinë në orët e pasdites për të diskutuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për hapat e mëtejmë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nënshkruhet vendimi, fertilizimi in-vitro së shpejti në institucionet publike shëndetësore

Nënshkruhet vendimi, fertilizimi in-vitro së shpejti në institucionet publike shëndetësore

Shëndetësi
Vritet një komandant i ushtrisë izraelite në Liban

Vritet një komandant i ushtrisë izraelite në Liban

Azia
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Lajme
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Magazina
Pamje nga menza e ushtarëve të FSK-së

Pamje nga menza e ushtarëve të FSK-së

Lajme
Izraeli e shpall “non grata” Antonio Guterres-in

Izraeli e shpall “non grata” Antonio Guterres-in

Azia
Kalo në kategori