LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell, temperaturat deri në 22 gradë – nga e premtja reshje shiu

Mot me diell, temperaturat deri në 22 gradë – nga e premtja reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.


Ndryshe, Instituti ka njoftuar se sipas disa parashikimeve, nga fundjava, sidomos më datë 4 dhe 5 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.

“Parashikohet që pjesa perëndimore e  Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore. Për çfarëdo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/