LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° clearsky_night

Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e UÇK-së në Prishtinë

Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e UÇK-së në Prishtinë
Foto: Arkiv

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim duke liruar nga pagesa e Trafikut Urbam invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo u bë e ditur në një postim në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera është thënë se lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.

“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës. Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.


Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi”, shkruhet në Facebook.

Sipas postimit ky vendim nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës çlirimtare. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Opozita shqiptare i nxjerr jashtë dhe u vë zjarrin karrigeve të Parlamentit

Opozita shqiptare i nxjerr jashtë dhe u vë zjarrin karrigeve të Parlamentit

Lajme
Netanyahu me mesazh për iranianët: Izraeli është me popullin iranian, vendi juaj do të jetë i lirë më shpejt se që mendojnë njerëzit

Netanyahu me mesazh për iranianët: Izraeli është me popullin iranian, vendi juaj do të jetë i lirë më shpejt se që mendojnë njerëzit

Azia
Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Ndërkombëtare
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Auto
Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Magazina
Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Lajme
Kalo në kategori