LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° sleet

Dhjetëra gra e vajza nga Komuna e Prizrenit po aftësohen në artizanate të ndryshme

Dhjetëra gra e vajza nga Komuna e Prizrenit po aftësohen në artizanate të ndryshme

Dhjetëra gra e vajza po aftësohen në artizanate të ndryshme në kuadër të kurseve që organizohen nga Komuna e Prizrenit, në saje të bashkëpunimit me Komunën e Konyas nga Turqia.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj gjatë hapjes së edicionit të sivjetmë të trajnimeve ka theksuar se kurset për aftësim në zanate dhe punime të dorës ofrojnë mundësi të reja për vetëpunësim për gratë dhe vajzat e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.


“Kurset përfshijnë fusha të ndryshme si: dizajn për veshje (modë), mefrushat, djegie në dru, reliev në letër, dizajnimi i bizhuterive dhe qëndisje në fjongo”, ka thënë Tarashaj.

Njëra prej pjesëmarrësve të këtyre kurseve, Aida Dauti ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe herën e kaluar në kursin e djegies në dru dhe të relievit në letër.

“Është një kurs relaksues, shumë i  mirë dhe mund të them që ka edhe përfitime. Jam e lumtur që më është dhënë rasti të përfitoj edhe më shumë dije”, ka thënë ajo.

Ndërkaq pjesëmarrësja tjetër, Florije Krasniqi ka pohuar se ka ardhur që ta përvetësojë pirografinë.

“Gratë që kërkojnë një lloj qetësie të brendshme mund të merren me këto punime, për arsye se i relakson”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa trajnerja për dizajnimin e bizhuterive dhe qëndisjes në fjongo, Shpresa Makasqi ka theksuar se interesimi i grave për këto kurse tremujore po shtohet prej vitit në vit.

“Të gjitha zejet janë të veçanta, interesimi është shumë i madh. Për cdo kurs të radhës po shtohet interesimi”, ka thënë ajo.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga trajnerja e dizajnit të modës, Hykmete Celina.

“Pjesëmarrëset janë shumë të interesuara dhe për këtë arsye kemi suksese”, është shprehur ajo.

Sipas njoftimit të zyrtarëve komunalë, ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Konyas, me ç‘rast parashihet aftësimi i 60 pjesëmarrëseve, të cilat do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi të reja për artizanatet tradicionale dhe moderne, duke krijuar mundësi për vetëpunësim dhe përfshirje në tregun e punës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori