LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se kjo javë do të karakterizohet me ndryshime të situatës meteorologjike.

Ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.


Rrjedhimisht, për ditën e enjte dhe të premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18 m/s, në kuadratin e jugut.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi

Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi

Siguri
Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Lajme

"Bjeri, bjeri", momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

Lajme
Kuvendi në flakë e kaos, PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Kuvendi në flakë e kaos, PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Lajme
Problemi me tender, mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së

Problemi me tender, mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së

Lajme
LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin

LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin

Lajme
Kalo në kategori