LAJMI I FUNDIT:

Përmbysje në zgjedhjet lokale në Podgoricë, prin lista e partisë së Milo Gjukanoviqit

Përmbysje në zgjedhjet lokale në Podgoricë, prin lista e partisë së Milo Gjukanoviqit

Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike e Socialistëve po prin në zgjedhjet lokale në Podgoricë, duke fituar rreth 29 për qind të votave.

Qendrat e votimit për zgjedhjet lokale në Podgoricë janë mbyllur sonte në orën 20:00.

Dhe sipas rezultateve paraprake, lista e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) është në krye me rreth 29 për qind të votave të fituara, shkruajnë mediat në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.


Ai ndiqet nga koalicioni i Lëvizja Evropa Tani dhe Mali i Zi Demokratik me rreth 23 për qind të votave.

Ndërkohë, koalicioni “Për Ardhmërinë e Podgoricës” ka 21 për qind të votave.

Ndryshe, sot në Podgoricë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e kryeqytetit të Malit të Zi, ku morën pjesë 13 lista zgjedhore.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur afro 146 mijë votues, të cilët zgjedhin 58 këshilltarë për Kuvendin e Podgoricës.

Sipas mediave, rënia e pushtetit në Podgoricë ishte pasojë e mosmarrëveshjes dhe ndarjes së partisë që mban pushtetin në Malin e Zi, Lëvizjes Evropa Tani.

Partia u nda mes presidentit aktual, Jakov Milatoviç, i cili ishte një nga themeluesit e saj, dhe kryeministrin dhe kryetarin të kësaj lëvizjeje, Milojko Spajiç.

Analistët i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet e Podgoricës dhe i shohin si një lloj testi për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat sipas disa vlerësimeve mund të ndodhin për shkak të paqëndrueshmërisë ende të theksuara politike në vend.

Zgjedhjet e mëparshme për Kuvendin e kryeqytetit u mbajtën në tetor të vitit 2022, kur pas gati tre dekadash Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviq humbi pushtetin, në nivel shtetëror dhe pastaj në kryeqytetin malazez në një valë ndryshimesh të përgjithshme politike në shtet.

Mali i Zi ka rreth 633,000 banorë, dhe rreth 180,000 prej tyre jetojnë në Podgoricë, sipas regjistrimit të vitit 2023. /VOA/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Serbia
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Kalo në kategori