Një organizatë padit Mozilla, pretendon se i përcjell përdoruesit se çfarë bëjnë në internet
Organizata evropiane jofitimprurëse për mbrojtjen e privatësisë NOYB (shiko punët tuaja), me seli në Vjenë, paraqiti një ankesë kundër Mozilla-s në Agjencinë austriake për Mbrojtjen e të Dhënave (DSB).
Kompania thuhet se po përdor veçorinë e privatësisë së Firefox-it, të aktivizuar pa kërkuar pëlqim, për të gjurmuar sjelljen e përdoruesve në internet.
Bëhet fjalë për funksionin “Privacy-Preserving Attribution” (PPA), i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Meta, kompaninë zotëruese të Facebook, Instagram dhe ËhatsApp.
Ai u aktivizua automatikisht si një veçori eksperimentale në versionin 128 të Firefox-it, i cili u lëshua në korrik të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Sipas NOYB, Mozilla e përdor këtë veçori për të gjurmuar sjelljen e përdoruesve të Firefox-it në faqet e internetit.
“Ndryshe nga emri i saj qetësues, kjo teknologji lejon Firefox-in të gjurmojë sjelljen e përdoruesve nëpër faqet e internetit. Në thelb, shfletuesi tani kontrollon gjurmimin në vend të faqeve të internetit individuale”, thuhet në ankesën e NOYB.
“Ndërsa ky mund të jetë një përmirësim mbi gjurmimin më invaziv të cookie-ve, kompania nuk i pyeti kurrë përdoruesit e saj nëse dëshironin ta aktivizonin atë. Në vend të kësaj, Mozilla zgjodhi ta aktivizonte si parazgjedhje kur njerëzit instaluan një përditësim të fundit të softuerit”, u tha ndër tjera.
Sipas NOYB, PPA lejon Firefox-in të ruajë të dhëna në lidhje me ndërveprimet e përdoruesve me reklamat dhe t’i grumbullojë ato informacione për reklamuesit.
Mozilla pretendon se ky sistem përmirëson privatësinë duke matur performancën e reklamave pa mbledhur të dhëna për përdoruesit individualë.
Megjithatë, NOYB thotë se disa nga gjurmimet bëhen në Firefox, gjë që shkel të drejtat e përdoruesve të shfletuesit të garantuara nga Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
“Mozilla sapo ka pranuar narrativën se industria e reklamave ka të drejtën të gjurmojë përdoruesit duke e kthyer Firefox-in në një mjet për të matur performancën e reklamave”, tha NOYB.
“Ndërsa Mozilla mund të ketë pasur qëllime të mira, APP-ja nuk ka gjasa të zëvendësojë cookie-t dhe mjete të tjera gjurmimi. Është thjesht një mjet i ri, shtesë për të gjurmuar përdoruesit”, u tha për fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS – a i keni provuar ato?
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve – çfarë nënkupton kjo?
Meta po ofron shuma të konsiderueshme parash për t’u bashkuar me Facebook dhe Instagram mes pasigurisë së TikTok
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS - a i keni provuar ato?
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova