LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 17° clearsky_night

Instituti GAP: Qeverisja Hamza në Mitrovicë nga 123 premtime i ka realizuar 69 prej tyre

Instituti GAP: Qeverisja Hamza në Mitrovicë nga 123 premtime i ka realizuar 69 prej tyre
Komuna e Mitrovicës

Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se bazuar në “Letërnjoftimin e Komunave”, nga 123 premtime 69 prej tyre janë realizuar. 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të tjera kanë filluar të realizohen, shkruan Telegrafi.

“Qeverisja jonë ka dalë kampione në numrin e premtimeve të realizuara për tri vitet e para të mandatit. Nga 123 premtime 69 i kemi përfunduar, 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të tjera kanë filluar të realizohen. Vetëm 9 premtime nuk kanë filluar ende”, ka thënë Tahiri.


“Letërnjoftimi i Komunave“ nga Instituti GAP

Tahiri ka thënë se kanë punuar që nga dita e parë që t’i përmbushin premtimet.

“Na mbetet edhe një vit qeverisje për të përfunduar edhe projektet që janë në proces, për të përmbyllur kështu një mandat me shumë punë të kryera”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Ujëvarat e Korishës, perla e fshehur natyrore që tërheq vizitorët

Ujëvarat e Korishës, perla e fshehur natyrore që tërheq vizitorët

Fisnik Minci
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Kalo në kategori