LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, nisin punimet

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, nisin punimet

Pas nënshkrimit të kontratave ka nisur zyrtarisht puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Aktualisht firmat kontraktore kanë punuar në ngritjen e kantierit dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale për menaxhimin e trafikut, ndërkohë që punimet e para janë përqëndruar në heqjen e pemëve.

Sipas drejtuesit të punimeve të një prej firmave kontraktore, në këtë fazë nuk parashikohet devijimi i trafikut.

“Do vazhdojmë me heqjen e pemëve, bimësisë, normalisht me suportin e Bashkisë së Tiranës, si dhe me kasonetën dhe gërmimet masive. Aktualisht do të jetë sensi lëviziës siç është. Thjesht do të punohet me lulishtet, pastaj në fazë tjetër, pasi është rehabilituar zgjerimi besoj do të ketë devijime provizore të trafikut”, – thotë drejtuesi i punimeve, Florjan Dushaj.


Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës në 5 kilometrat e parë të saj janë ndarë në 2 lote të ndryshme, ndërkohë që mbikalimi i Kasharit apo siç njihet ndryshe kthesa e Rinasit do të jetë pika fundore për zgjerimin e kësaj autostrade në këtë fazë punimesh.

Kosto totale për këtë ndërhyrje që nis pak pasi kalon kthesën e Kamzës arrin në 3.44 mld lekë apo rreth 34.4 mln euro, me TVSH. Ndërkohë që përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni bën me dije për TV SCAN detajet e projektit, ndërsa shton se synohet përfudimi i punimeve përpara afatit kontraktual.

“Dy kontrata, të cilat kanë një afat 24 muaj është njëra dhe diçka më pak është kontrata tjetër, që është 19 muaj, por mendoj me anagzhimin e kontraktorëve dhe të gjithë aktorëve që marrin pjesë në kët operacion, të jetë diçka që do të realizohet shumë më shpejt. Ndërhyrja konsiston në zgjerimin e një koriser të re, së bashku me një korsi emergjence. Pra, autostrada aktuale që është do të shëndërrohet me 3 korsi lëvizjeje dhe një emergjence për çdo sens lëvizjeje”,  thotë Noni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori