LAJMI I FUNDIT:
Peja 18° partlycloudy_day

Komuna e Istogut miraton buxhetin për vitin 2025 me vlerë mbi 15 milion euro

Komuna e Istogut miraton buxhetin për vitin 2025 me vlerë mbi 15 milion euro

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Istogut, u miratua buxheti për vitin 2025, që kap vlerën 15.937.258,00 euro.

Ky buxhet është planifikuar për të realizuar një sërë projektesh të rëndësishme që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të komunës.

Kuvendi komunal i Istogut/ Foto nga Komuna e Istogut, Facebook

Në seancën e sotme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar dhe shqyrtuar detajet e planit buxhetor, duke u fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimin e projekteve të reja.


Kryetari i Istogut Ilir Ferati/ Foto nga Komuna e Istogut, Facebook

Me miratimin e këtij buxheti, Komuna e Istogut synon të avancojë në realizimin e qëllimeve të saj strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët.