LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare ka dështuar që t’i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur një vit më parë në Banjskë të Zveçanit.

Ademi thotë se kryeministri Albin Kurti është dashur që të shkojë dhe të raportojë në çdo shtet për agresionin që është bërë, pavarësisht që asnjë shtet nuk i ka bërë thirrje.

“Në këtë rast, diplomacia e Kosovës ka dështuar. Diplomacia jonë ka dështuar me i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur në Republikën e Kosovës. Një nga një është dashur me i bind. Ky është dështimi. E para, askush nuk na e ka pritur kryeministrin tonë… Është dashur t’i hip aeroplanit me shku shtet më shtet me tregu se çka ka ndodh… Edhe Kuvendi i Kosovës është dashur t’i raportojë secilit kuvend, të Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë, Shqipërisë, Rumanisë, Bullgarisë. Me u ulë e me i dërgu letër”, tha ai në Tëvë1.


Profesori i kriminalistikës tha se Qeveria e Kosovës, çdo sektorë sigurie dhe njerëzit profesionist duhen të bashkohen për t’i nxjerrë në pah faktet.

“Gabimin më të madh që ne e bëjmë në Republikën e Kosovës, sidomos ne që thirremi si profesionistë – nuk akuzohet Qeveria, nuk akuzohen njerëzit profesionistë, por duhet të bashkohen bashkë, secili në fushën e vetë”, shtoi ai.

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës.

Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm. Ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste.

Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori