Ndonëse është fshati më i madh nga popullsia, Zhuri i Prizrenit nuk ka shërbim shëndetësor gjatë fundjavës dhe ditëve të festave. Banorët thonë se në këto ditë shërbimet i marrin në Prizren, ndërsa drejtori i shëndetësisë arsyetohet se nuk e lejon udhëzimi administrativ që Qendrat e Mjekësive Familjare në zona rurale të punojnë gjatë fundjavave dhe festave.
Banorët e bashkësisë lokale të Zhurit në komunën e Prizrenit, ankohen se stafi mjekësor nuk punon gjatë vikendeve dhe ditëve të festave. Ata thonë se në rast se kanë nevojë për shërbime shëndetësore, duhet të udhëtojnë drejt Prizrenit.
Punon ambullanta i ka ditët e caktuara, por të shtunën dhe të dielën nuk punon.
Ç’farë bëni për mjek të shtunën dhe të dielën? Në Prizren shkojmë, vetura shyqyr kemi, por dikush i ka mundësitë me shku, dikush jo”, tha Xhemajli Susuri, banor i Zhurit.
“Natyrisht që ka nevojë, tash sezoni i dimrit, ka gripa dhe sëmundje të ndryshme, prandaj ka nevojë, por kushtet qysh i kanë ata nuk e di. Nëse kemi rast duhet me makina me shku në Prizren, me i çu pacientët në qendrën e emergjencës, ose në spital. Mjekët e stafi aty sillen shumë mirë, shumica janë të Zhurit por ka edhe të rrethinës, janë të sjellshëm”, tha Asllan Badallaj, banor i Zhurit.
“Sa larg e keni Prizrenin ju me udhëtu për raste? Me makinë e kemi 5 minuta, zakonisht me urgjenca të spitalit e kemi 7 minuta. Është e mirë ajo që me qenë edhe gjatë vikendit mjeku, por varet si janë gjërat dhe programin si e kanë ambullantat”, deklaroi Rrahim Memaj, banor i Zhurit.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Simir Krasniqi, thotë se është e pamundur të plotësohet kërkesa e banorëve, pasi nuk e lejon udhëzimi administrativ.
” QKMF në fshatin Zhur funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme, pra pesë ditë në javë, dy ndërrime. Kërkesa e tyre që të punohet edhe ditëve të festave të shtunën e të dielën, në këto ditë ato i kanë shërbimet në qendrën kryesore të mjekësisë familjare që punohet edhe gjatë ditëve të festave dhe vikendeve, pra të shtunën dhe të dielën. Po ashtu neve nuk na lejon udhëzimi administrativ i kujdesit primarë shëndetësorë që të punohet gjatë vikendeve në QKMF në këtë rast siq ishte kërkesa e banorëve të fshatit Zhur”, tha Krasniqi.
Bashkësia lokale Zhur është ndër më të mëdhatë me popullsi në Kosovë./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje