Donatorë, mbështetës dhe miq të Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) u mblodhën në edicionin e sivjetmë të eventit “Let’s Dance 8”, një traditë e dashur në kryeqytetin tonë.
Mbrëmja festoi shpirtin e komunitetit dhe mblodhi mbështetës të kauzave për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës.
Në këtë mbrëmje u nderuam me prezencën e kryetarit të kryeqytetit, z. Përparim Rama dhe znj. Kristale Ivezaj si dhe kabinetit të tij. Poashtu mysafirë si përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, organizata e individë nga fusha të ndryshme ishin pjesë e kësaj mbrëmje.
Në fjalën e saj të hapjes, Rina Demiri Spahija, Drejtore Ekzekutive e AMC, shprehu mirënjohjen e përzemërt për të gjithë të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme. Ajo ndau:
“Ndërsa ‘Let’s Dance’ njihet për ritmet e tij të gjalla, tema e këtij viti, ‘Diabeti nuk i ndalon ëndrrat’ sjell një ritëm më ndryshe. Ky edicion shënon fillimin e një kapitulli të ri për AMC-në në mbështetje të iniciativave të reja, pra fëmijëve me diabet.
Për dhjetë vite me radhë AMC ka mbështetur klinikën e neonatologjisë me furnizimin e medikamentit të Surfaktantit, i cili ka pasur rol krucial për shpëtimin e jetëve të foshnjave premature. Surfaktanti tanimë është në listën e barnave esenciale të cilat sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye, AMC ka hapur një shteg të ri të avokimit dhe mbështetjes së fëmijëve. Për herë të parë në Kosove, AMC do të mbështesë Klinikën e Pediatrisë, për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për fëmijë me diabet.
Përmes fushatës “Diabeti nuk ndalon ëndrrat” AMC veçse ka kryer një pjesë të furnizimit të Klinikës së Pediatrisë me medikamente në vlerë prej 161,000 Euro të cilat përdoren për rastet e hiper kolesterolit, ndërsa me fondet mbledhura në këtë natë do të blejë pajisje dhe materiale shpenzuese për fëmijët me diabet siç janë monitorët e vazhdueshëm të glikemisë.
Ky donacion do të plotësojë nevojat e vetëm dhjetra fëmijëve për një vit të tërë, por AMC për vitin e ardhshëm ka vendosur në qendër të punës së saj avokuese plotësimin e nevojave për fëmijët me diabet. Poashtu, do të bëhet rregullimi i dhomës argëtuese – edukuese për fëmijët që marrin shërbime në Klinikën Pediatrike.
Gjatë kësaj ngjarje u dhanë dy çmime “Çmimi Champion for Mothers and Children” iu dha organizatorëve të “Cycle Kosovo for Children”, duke vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për furnizimin me pajisje mjekësore klinikën pediatrike, neonatologjike dhe spitalet anembanë Kosovës.
“Çmimi i Kurajos” iu dha vogëlushes Jara Hasolli, një atlete e re e cila edhe pse është e diagnostikuar me diabet, nuk i ndalë ëndrrat e saj. Nëna e saj ndau historinë e tyre frymëzuese të përballjes me sfidat e përditshme të diabetit. Ky rrëfim preku zemrat e të gjithë të pranishmëve, duke shfaqur qëndrueshmërinë dhe fuqinë e mbështetjes familjare, por njëkohësisht duke kërkuar mbështetjen e zinxhirit institucional.
Mbrëmja e shumëpritur u shoqërua me ushqim dhe pije pa fund për të gjithë mysafirët, me një atmosferë të ngrohtë dhe muzikë të bukur nga Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra si dhe DJ Wise.
Ngjarja i la të pranishmit të frymëzuar dhe të bashkuar në përkushtimin e tyre për avancimin e misionit të AMC për të ardhme më të shëndetshme për fëmijët e Kosovës.
AMC dëshiron të falënderoj të gjithë donatorët e këtij edicioni si dhe gjithë individët që kanë blerë bileta dhe kanë dhuruar donacione.
Falënderojmë Korporatën Rugove – Sponsor Platin, si dhe sponsorët tjerë KEP Trust, KRK (Kreditimi Rural i Kosovës), Banka NLB, BPB – Banka për Biznes, Acibadem, B Ideas, Qumështi Vita, Royal Beverages, Migros Group, Neptun, Finca, Recura, Meridian Express, Mahagoni, HyperActive, partnerin medial Telegrafi, Ujë Jana, Oxford Studio – për ofrimin e kursit pa pagesë për Jara Hasollin dhe mbështetësit, Prime Events, Arben Llapashtica dhe PI Communications që na mbështetën në këtë edicion me shërbimet e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025